Selena Gomez e bëri të ditur në Instagram dje se në të vërtetë nuk ka asnjë dramë mes saj dhe Bella Hadid pasi Hadid fshiu një postim të cilin Gomez e komentoi dhe mori vëmendjen e fansave dhe mediave gjatë fundjavës. Por ka një histori që çoi në Gomez deklaratën e saj të fundit duke mbrojtur Hadid: TMZ raporton që të dyja janë sqaruar privatisht.
Selena Gomez komenton në foton e Bella Hadid, modelja fshin postimin
Burime të shumta të lidhura me Hadid i thanë daljeve se modelja “në të vërtetë bëri të pamundurën të kontaktoj me Selenën për të sqaruar cfarëdo lloj keqkuptimi “. Gomez dhe Hadid kishin dramë publike në vitin 2017 kur Gomez filloi të takojë ish-të dashurin e Hadid The Weeknd. Të dyja femrat nuk dnjekë njëra-tjetrën në Instagram dhe morën vëmendjen e fansave dhe mediave për këtë gjë. Gomez dhe The Weeknd u ndanë në Tetor 2017. Këtë Nëntor, Gomez përsëri e ndoqi Hadid në Instagram. Ajo komentoi “Mahnitëse” në një nga postimet e Hadid këtë fundjavë, Hadid e fshiu postin menjëherë pas kësaj, dhe kur një llogari e fansave në Instagram Selena Gomez tregoi se Hadid e fshiu Instagramin, Gomez komentoi “Kjo ta shpif L”.
Shumë menduan se Bella fshiu postimin shkak i komentit po nuk ishte fare puna kështu.
“Bella i tha Selenës se nuk ishte kurrë për inat të saj, modelja thjesht e fshiu sepse nuk i pëlqente fotografia,” shkruajti TMZ bazuar në informatat që morën nga burimet e tyre.
Pas bisedës së tyre, Gomez komentoi për herë të dytë në Instagram në një llogari fansash për të shpjeguar se ajo kurrë nuk duhej të kishte folur pa e marrë anën e ngjarjes nga Bella dhe i nxiti fansat që të mos e ngacmonin Hadid. “Nuk duhet të flas pa e ditur të vërtetën. Më vjen keq,” shkroi Gomez. “Ju lutem mos u tregoni keqdashës. Ajo është një person i mrekullueshëm dhe ishte e gjitha një keqkuptim.”
Burimi: Elle