Këngëtari i famshëm po përfundon doktoraturën

By

Korab Shaqiri është ndër të paktët këngëtarë që kanë arritur gradë të lartë akademike.

Jo vetëm që është i angazhuar me koncerte e projekte muzikore, por tani ai do ketë edhe titullin ‘Dr.’ para emrit e mbiemrit të tij të famshëm.

Korabi kishte filluar studimet e doktoraturës rreth 3 vjet më parë në Institutin e Folklorit që funksionon në kuadër të Universitetit të Tiranës në Shqipëri.

Tani ai e ka bërë me dije se është në përfundim të studimeve të doktoratës, përmes një fotografie në Instastory, ku shihet duke bërë një prezantim diku brenda ambienteve të këtij Universiteti./Prive.al

Artikuj të ngjashëm