Video e fundit e familjes Kardashian-Jenner shkakton zemërim te fansat

By

Fansat e familjes Kardashian-Jenner janë shumë të zemëruar, pasiqë Khloé Kardashian ndau një video në Instagram të familjes së saj nga reality show Keeping Up with Kardashians.

Klipi në fjalë tregon familjen e famshme duke u argëtuar teksa bënin një luftë epike me ushqime, kjo zemëroi shumë ndjekësit e yllit të cilën potencuan nivelin e urisë në botë si dhe mungesën e ushqimit duke e quajtur këtë veprim të familjes të pacipë.

Ja disa prej komenteve:

  • “Aq shumë njerëz pa pasur asgjë për të ngrënë dhe ju luani me ushqim në atë mënyrë më trishton sepse unë ju admirova aq shumë”.
  • “E tëra për të cilën mund të mendoj është se sa fëmijë të uritur kemi në këtë botë dhe ju hedhni ushqim përreth thuajse nuk është asgjë. Ka gjëra të tjera për t’u hedhur përveç ushqimit”.
  • “Ndërkohë ka njerëz atje që nuk kanë para për të blerë ushqim …..”
  • “Sa njerëz po vdesin nga uria në mbarë botën ??”

 

Këto janë vetëm disa nga komentet e shumta, megjithatë Khloe ende nuk ka dalur me ndonjë deklaratë.

Burimi: Cosmopolitan.com

Artikuj të ngjashëm