Këngëtari i njohur shpallet mashkulli më seksi i 2019-ës

By

John Legend është emëruar mashkulli më seksi i 2019-tës nga Revista People. Këngëtari fitues i Grammy i njohur për vokalin e tij të butë u shpall si fitues i këtij viti mbrëmjen e së martës në “The Voice” të NBC. Ai është një trajner në konkursin e këndimit me Gwen Stefani, Kelly Clarkson dhe Blake Shelton.

Legend, i tha revistës se marrja e titullit vjen me njëfarë presioni për të ndjekur Idris Elba, i cili ishte fituesi i vitit të kaluar. Ai bëri shaka se ishte, “jo e drejtë dhe nuk është e mirë për mua!”

John Legend është fitues i 10 cmimeve Grammy. Ai gjithashtu ka një Oscar, një Emmy dhe një Toni për punën e tij të palodhshme në projekte të ndryshme.

Përveçse një bashkëshort dhe baba i përkushtuar, Legend është edhe një prej personazheve më të dashur të Hollywood-it.

 

Burimi: People.com

Artikuj të ngjashëm