Dizajneri i famshëm mbyll markën e tij përgjithmonë

By

Zac Posen po mbyll markën e tij.

Në fundjavë për habinë e të gjithëve, WWD raportoi se Zac Posen, dizajneri që themeloi markën me emrin e tij në 2001, zyrtarisht po mbyll biznesin e tij.

Image result for zac posen best creation

Sipas WWD, Posen sqaroi se “ne ishim në një proces të shitjes dhe ne mbaruam kohën” dhe vendimi i tij për të mbyllur markën e tij ishte “befasues dhe i menjëhershëm”. Posen tha se lufta e tij më e madhe ishte se po përpiqej të “gjente partnerët e duhur strategjikë në këtë kohë të vështirë në pakicë dhe në industri”.

Image result for zac posen brand

Mbyllja e menjëhershme do të thotë që të gjitha prodhimet dhe operacionet do të pushojnë menjëherë, duke përfshirë faqen e internetit zyrtare të dizajnuesit e cila tashmë është mbyllur dhe i drejton klientët në një faqe domain.

Pas lajmit, Posen shkoi në Instagramin e markës për të thënë lamtumirën e tij të fundit.

“Dua të shpreh mirënjohjen time për ekipin tonë të jashtëzakonshëm dhe për të gjithë ata që kanë qëndruar pranë meje dhe markës,” shkroi ai në një foto grupore të stafit të tij Zac Posen.

Zac ka fituar shumë cmimet gjatë karrierës së tij si dhe ka veshur shumë emra të njohur si: Natalie Portman, Rihanna, Amanda Seyfried, Kate Winslet, Claire Danes, Cameron Diaz, Jennifer Lopez, Mischa Barton, Beyoncé Knowles dhe të tjerët.

Image result for zac posen brand

Burimi: Elle.com

Artikuj të ngjashëm