Fansat e Selena Gomez tash e një kohë të gjatë po kërkonin muzikë të re, dhe këngëtarja i befasoi ata jo me një por me dy këngë të reja të lansuara brenda javes
Një ditë pasi lansoi baladën e saj sensuale, “Lose You to Love Me”, këngëtarja befasoi Selenatorët e saj duke hedhur një tjetër këngë dhe një video muzikore shoqëruese në mesnatë.
E titulluar “Look At Her Now,” kënga tregon një histori për një ndarje – me sa duket e saj.
Gomez njoftoi këngën e re në Instagram-in e saj, duke shpjeguar se kënga është një “dhuratë e veçantë” për fansat e saj.
Burimi: Eonline.com