Filmi “Zana” ka nevojë për mbështetjen tonë

By

Filmi “Zana “ me regji të Antoneta Kastratit është një ndër të paktë filma që te jep ndjenja krenarie e drithërimi në të njejtë kohë.

Në fillim të muajit shtator ishte bërë e ditur se filmi “Zana” me regji të Antoneta Kastratit ishte caktuar të jetë përfaqësues i Kosovës në kategorinë “Best International Feature” për çmimin Oscar.

Image result for zana movie

Filmi i cili shpalos traumat e pasluftës dhe pasojat më të cilat ballafaqohen shumë prej grave në Kosovë, gjithashtu kishte thyer rekorde duke u renditur e para në shitjen e biletave në kinemanë Cineplexx.

Sigurisht siq edhe ishte pritur, kolumnisti i njohur hollywood-ian Feinberg e rradhiti këtë film në listën e 11 filmave që kanë mundësitë më të mëdha të nominimit.

Por duket se diçka e quditshme ka ndodhur mbrëmë, kur pikët e filmit në faqen më të njohur për vlersimin e filmave IMDB kanë rënë nga 8.6 në 3.9.

Këtë e ka bërë të ditur aktorja e njohur kosovare Adriana Matoshi përmes një postimi në rrejtin social Facebook të cilin e ka ndarë edhe në Instagram.

Pikët apo rating i këtij filmi në këtë faqe do të luajnë një rol të madh në shikueshmërinë e filmit dhe arritjet e tij në nivel ndërkombëtar.

Aktorja ka bërë apel që të gjithë të drejtohen në këtë link dhe të japin pikët maksimale filmit.

Ne tashmë dhuruam 10 pikë, po ju?/Prive.al

 

Artikuj të ngjashëm