Kënga që i këndoi vajzës së saj u bë sensacion në internet, por si duket Kylie Jenner ka plane tjera

By

Kylie Jenner është gjithmonë një hap përpara.

Kylie Jenner

Mogulja e bukurisë, 22 vjeç, ndezi të gjithë internetin pasi këndoi fjalët “Rise and Shine” për vajzën 20-muajshe Stormi Webster javën e kaluar, dhe tashmë po fiton para në momentin e saj viral.

Jenner përgatiti menjëherë dy xhupa të frymëzuara nga kënga në faqen e saj online të cilar u shitën menjëherë të gjitha madhësitë.

Tani, ajo është e gatshme të zgjerohet. Në të njëjtën ditë që ajo lansoi xhupet, miliarderja bleu përvete të gjitha të drejtat autoriale për ta bërë markë të vetën shprehjen “Rise and Shine”, si dhe versionin e këngës “Riiise dhe Shiiinnee.”

 

Ajo planifikon të lansoj një linjë që do të përfshijë  fundet, rrobat e banjës, mbathjet dhe veshjet e jashtme, së bashku me aksesorët si çorape, rripa, këpucë, këpucë, veshje dhe më shumë.

 

Burimi: Dailymail.com

Artikuj të ngjashëm