Prej nga ishte frymëzuar Vesa Luma për fustanin e saj të martesës

By

Këngëtarja e famshme shqiptare Vesa Luma, e njohur për hitet e saja që nga fillimi i viteve 2000, kohëve të fundit ka qenë shumë më pak aktive në muzikë se sa dikur.

Ajo është martuar me reperin Big Basta, ndërsa çifti për një kohë jetuan në Zelandën e Re e tani sërish janë zhvendosur atje.

Së fundmi në Instagram Story, Vesa ka zbuluar disa detaje nga martesa e saj me Big Basten disa vite më parë.

Ajo zbuloi se nga ishte frymëzuar për fustanin e saj të martesës në ceremoninë që kishte ndodhur në kalanë e Lëkursit në Sarandë. Si duket këngëtarja ishte frymëzuar nga videoklipi i këngës November Rain të grupit të saj të preferuar Guns N’ Roses.

Këngëtarja u shpreh se nga momenti që kishte parë këtë videoklip kishte dashur një fustan të ngjashëm nuserie.

Duket se me të vërtetë ky inspirim i ka shërbyer shumë mirë këngëtares pasi ajo ishte dukur shumë bukur në dasmën e saj./Prive.al

Artikuj të ngjashëm