Për çfarë arsye shkoi Mozzik në disa nga burgjet e Kosovës? (FOTO)

By

Mozzik sot ka vizituar disa nga burgjet e Kosovës.

Reperi njoftoi përmes rrjeteve sociale se është takuar me të rinj dhe të mitur, dhe tha se në pas pak orësh do të publikojë një video.

Për vizitën e tij ka njoftuar edhe Shërbimi Korrektues i Kosovës, duke thënë se artisti në fund të vizitës ka shpërndarë në CD albumin e tij të fundit “Mozzart”.

“Mozzik viziton Qendrën Korrektuese në Smrekonicë dhe të miturit e Qendrave Edukativo-Korrektuese në Lipjan
@mozzik
Në vazhdën e aktiviteteve kulturore artistike të SHKK-së, sot Rep këngëtari, Gramoz Aliu, i njohur me emrin artistik “Mozzik”, vizitoi Qendrën Edukuese Korrektuese për të Mitur, Qendrën Korrektuese  për të Mitur dhe Qendrën Korrektuese Smrekonicë.

Vizita u realizua në ambientet e hapura të institucioneve korrektuese dhe në harmoni të plotë me masat mbrojtëse ndaj pandemisë “Covid 19”.

Në fund të vizitës, të  miturve dhe të dënuarve u shpërndau nga një CD dhuratë nga Albumi i tij i fundit. Vizita e Mozzik është mirëpritur nga Shërbimi Korrektues i Kosovës, e në veçanti nga të miturit e  qendrave korrektivo edukuese dhe të dënuarit e Qendrës Korrektuese Smrekonicë”, thuhet në Instagramin zyrtar të Shërbimit Korrektues të Kosovës.

Artikuj të ngjashëm