Nicki Minaj si duket ‘mashtroi’ prapë fansat e saj

By

Këto kohëve të fundit, me dashje ose pa dashje Nicki Minaj ka thënë atë që nuk e ka bërë – duke mashtruar ose hutuar në këtë mënyre fansat e saj.

Në fillim të muajit shtator reperja i njohur shkaktoi një panikë të madhe te fansat e saj kur ajo njoftoi se po tërhiqej nga muzika për t’u përqendruar në jetën e saj personale.

Unë kam vendosur të dal në pension dhe të kem familjen time.”

Për kundër raporteve se do të tërhiqej nga muzika, Nicki Minaj rikthehet me kengë të re.

Epo sot, ylli botëror vërtetoi se ajo është me të vërtetë akoma këtu, kur lansoi këngën e saj më të re kushtuar markës së saj të preferuar “Fendi” .

Listen to “Fendi,” Nicki Minaj’s first new song post-retirement

Nicki Minaj dërgoi internetin në një bujë kur ajo foli në Entertainment Tonight për një bashkëpunim të mundshëm me Adele. “Adele më bëri të betohem për sekretin se nuk më lejohet t’i them askujt që jam duke punuar me të. Dhe që ne kemi xhiruar tashmë një video. Dhe kjo është një këngë epike,” tha ajo.

Por si duket kjo e gjitha paska qenë një shaka e reperes, pasi që në llogarinë e saj në Instagram ajo shkroi: “O zot i im. Mendoja se do ta shihnit të gjithë qartë se po tregohesha sarkastike.”

 

 

 

Artikuj të ngjashëm