Një fotografi e publikuar nga komediani i njohur shqiptar, Rasim Thaçi Cima, na ka kthyer shumë pas në kohë.
Në nëntor të vitit 2015 iu dha lamtumira e fundit legjendës së humorit Ibrahim Krajkova i njohur si Leci.
Të gjithë kujtojmë me nostalgji skeçet e Cimës dhe Lecit – shpeshherë duke u referuar batutave të tyre edhe në jetën e përditshme.
Thaqi postoi një foto të vjetër bashkë me komedianin Krajkova që të gjithë e njohëm si Leci.
Në foton e postuar Thaqi shkruan: “Me të ndjerin Leci.” /Prive.al