Young Zerka dhe Eri Dee publikojnë “Money”

By

Pritjes duket se i ka ardhur fundi. Pak ditë më parë dy artistët Young Zerka dhe Dj Eri Dee kanë lajmëruar për fansat e tyre publikimin e këngës dhe klipit më të fundit “Money”.

Ky produksion i ri muzikor është publikuar gjatë ditës së sotme duke i pritur mjaft mirë nga fansat dhe ndjekësit e artistëve. Klipi është xhiruar në qytetin bregdetar të Vlorës duke e bërë akoma më interesant për shkak të bukurive që rezervon riviera shqiptare.

Këtë herë Zerka dhe Eri Dee kanë sjellë një këngë ritmike me motive afro-dance, duke provuar një rrymë ndryshe, e cila duket se i përshtatet mjaft vokalit të këngëtarit. Përmes kësaj kënge producenti dhe Dj Eri Dee, i cili rikthehet pas 3 vitesh mungese, ka dëshmuar se gjithnjë sjellë stil në muzikën shqiptare.

Artikuj të ngjashëm