Eduarti flet për herë të parë për anën tjetër të Arbanës

By

Pas deklaratës së djeshme, teksa plot emocione tha se Arbana Osmani është frymëzimi i jetës së tij, regjisori Eduart Grishaj ka treguar një tjetër anë të moderatores. I ftuar në “Ftesë në 5”, Grishaj tha se Arbana është opozitarja e tij më fortë dhe që i bën shumë kritika.

“Arbana është, pa dashur të përsëris atë që thashë dje, opozitarja ime më e mirë dhe që më bën shumë kritika. Ajo më kritikon po aq sa më mbështet shumë.

Unë uroj që ta mbarojë shumë shpejt atë që ka nisur, e kam fjalën për librin me recetat e gatimeve, pasi kam marrë shumë kile. S’di ku do t’i humb pastaj” – tha Eduarti.

Një ditë më parë, gjatë premierës së filmit të tij “Gjyshja”, Grishaj deklaroi se moderatorja Arbana Osmani është frymëzimi i jetës së tij.

Artikuj të ngjashëm