Hailey Baldwin e bën përsëri, pëlqen postimin ku shfaqet ish e dashura e burrit të saj

By

Po e lënë të kaluarën pas?

Hailey Bieber po tregon mbështetje për Selena Gomez dhe miqtë e saj më të mirë, dhe gjithçka është për një kauzë të shkëlqyeshme.

Image result for justin bieber selena gomez kissing

Megjithë tensionin e përfolur mes modeles 22-vjeçare Hailey dhe këngëtares 27-vjeçare “Good For You” Selena Gomez, kryesisht për lidhjes së tyre përkatëse me Justin Bieber, duket sikur yjet po e kalojnë me shumë sportivitet.

Image result for justin bieber hailey baldwin kissing

Disa javë më parë, shoqja e përbashkët e Hailey dhe Selena, Raquelle Stevens hyri në Instagram për të njoftuar nisjen e Vodcast-it të saj, Giving Back Generation.

Së bashku me një postim njoftues, Raquelle ndau një fotografi të BFF-ve të saj, duke përfshirë Selena, Courtney Lopez dhe Ashley Cook, të cilat janë një pjesë e sipërmarrjes së re. Postimi i Raquelle në Instagram ka marrë mbi 10,000 “pëlqime”, përfshirë një nga Hailey.

Duket se kjo tendencë e të vendosurit të paqes nga Hailey po vazhdon.

Selena ditëve të fundit po feston lanësimin e dokumentarit të saj më të ri Living Undocumented, dokumentar ky i bërë në bashkëpunim me Netflix në lidhje me familjet emigruese.

Image result for undocumented selena documentary

Ajo doli të kalonte kohë me miqtë e saj në Osteria Mozza, një restorant italian në Los Angeles. Në një foto të shkrepur në fund të nates, ylli botëror shihet me miqt e saj, ku njëri prej atyre miqve ka qenë Niall Horan. Niall kishte krahun përreth Selenës, kështu që të gjithë fansat kanë hamendësuar se të këta të dy kanë filluar të takohen.

image

Sigurisht, ne nuk e dimë me të vërtetë nëse Selena dhe Niall po takohen nga kjo foto, por ajo që dimë është se Hailey e pa atë dhe po e le publikisht Selena të dijë se po shikon. Si?Epo … Hailey e pëlqeu foton.

 

Burimi: Cosmopolitan.com

Artikuj të ngjashëm