Capital T në bashkëpunim me Dhurata Dorën?!

By

Po vjen hiti më I madh për këtë verë..

Së paku kështu po deklarohet nëpër mediat shqiptare, të cilat publikuan sot bashkëpunimin më të ri që do të bëhet në muzikën shqiptare..

E ky bashkëpunim, pritet të vie mes dy emrave më të kërkuar për momentin.

Capital T, i cili ka kohë të gjatë që nuk ka sjellur projekt me ndonjë femër, siç duket e ka gjetur veten në zërin e saj..

Bëhet fjalë për Dhurata Dorën, yllin kosovar me të cilën thuhet që Capital do të sjell një këngë super hit.

Duke pasur parasysh imazhin skenik të Dhuratës dhe karrierën e saj që për një kohë të shkurtër bëri hite të shumta, një këngë mes saj dhe Kapos, do të ishte çelësi kryesor për të sunduar këtë verë..

E Capital T në anën tjetër, gjithmonë është pyetur e është diskutuar zgjedhja e tij për bashkëpunime, pasi që një kohë e gjatë ka kaluar që nga dueti me një zë femre..

Sipas tij, jo shumë femra janë në nivel me muzikën e Trimit, gjë që e bën edhe më të vështirë bashkëpunimin me to…

Sipas mediave kjo do të jetë njëra ndër këngët më të mira në repertorin e Capital T dhe Dhurata Dorës.

E vera vetëm se ka ardhur, dhe presim këto ditë të nxehta nëse do të ketë me të vërtetë një super bashkëpunim apo jo. /Wazzup/Prive.al

 

 

 

Artikuj të ngjashëm