Një lëkurë sensitive shpesh na duket mallkim kur duam të aplikojmë grim dhe pastaj kur pastrojmë fytyrën, si pasoje do kemi lëkurë të skuqur ose puçrra.
Kjo nuk do të thotë se grimi për lëkurë të ndjeshme është mision i pamundur, ne thjesht duhet të dimë disa gjëra paraprakisht:
Përgatitja e lëkurës para se të vendosni grim është hapi më i rëndësishëm
Nëse keni lëkurë të ndjeshme ju duhet të siguroheni që ta hidratoni mirë atë.
Grim mineral dhe organik nuk është gjithmonë më i miri
Ndërsa mund të supozoni se përbërja e etiketuar “e gjitha natyrale” do të qetësonte automatikisht lëkurën e ndjeshme, ju prapë duhet t’i lexoni me vëmendje të gjithë përbërësit. Nëse ka shumë parfum dhe tre, katër, pesë ose më shumë prezervativë, nuk është më aq e sigurt.
Grimi i ngurtë është përgjithësisht më i sigurt.
“Formulat stick ose kompakte janë më të lehta për tu krijuar pa shumë prezervativë sepse ato nuk përmbajnë ujë, i cili mbledh baktere.
Kushtojini vëmendje datave të skadimit
Një element shpesh i anashkaluar i paketimit të një produkti bukurie është simboli i vogël që ju tregon “6M” (gjashtë muaj) “12M” (një vit), etj. — ky nymër tregon sa zgjat ai produkt pasi hapet. Kushtojini vëmendje dhe sigurohuni që të zëvendësoni produktet kur skadojnë.
Burimi: Elle.com