Arbenita sapo i tha të gjitha mbi dyshimet për ndarje me Feron

By

Fshirja e njëri-tjetrit nga rrjetet sociale dhe më pas mbyllja e llogarisë së Arbenitës u bë shkas që në ditët e fundit mediat të aludojnë mbi një ndarje të mundshme të çiftit, menjëherë pas vendimit që Fero të dalë edhe nga ‘On Records’.

Mirëpo duket se ndarja artistike nuk është shoqëruar me ndarjen nga personi i zemrës.

Këto thashetheme janë shuar para pak minutash me rikthimin e Arbenitës në Instagram.

Ajo ka zgjedhur pikërisht një foto me Feron për të dërguar mesazhin e qartë se dyshja janë bashkë dhe më të dashuruar se kurrë.

Sjelljet e çuditshme në rrjete sociale duket se janë bërë aq të shpeshta dhe lehtësisht të parashikueshme për çiftin, saqë më nuk përbëjnë as lajm. /Prive.al

View this post on Instagram

♥️

A post shared by Arbenita Ismajli (@arbenitalsmajli) on

Artikuj të ngjashëm