Ditën e sotme në median online qarkulloi lajmi se reperi MC Kresha është fejuar dhe do të martohet në muajin Tetor.
Një zhvillim i tillë erdhi si befasi sepse ka kohë prej kur Kresha është lakuar për jetën private të cilën ka dashur ta mbajë të fshehtë.
Por, cila është e vërteta?
Prive.al ka arritur të kuptojë se mbase mund të ketë të reja në jetën e reperit mirëpo lajmet që kanë qarkulluar sot janë të pavërteta.
‘Kresha as nuk është fejuar e as nuk do të martohet në Tetor. Në të ardhmen e afërt nuk e ka në plan ta hedhë një hap të tillë’ – ka deklaruar ky burim për portalin tonë.
Kurdo që të ketë të reja në këtë drejtim, ne do sigurohemi që t’ua themi, si gjithmonë, të parët e më të saktët. /Prive.al