Drama familjare. Nuk është sekret që Brad Pitt dhe djali i tij Maddox Jolie-Pitt kanë pasur një marrëdhënie të tendosur qysh kur aktori, 55 vjeç, dyshohet se u fut në një grindje me tani-18-vjeçarin në një aeroplan privat në vitin 2016.
Us Weekly zbuloi historinë e incidentit famëkeq, i cili raportohet se nxiti Angelina Jolie të kërkonte divorc pas dy vtesh martesë dhe 11 vjet së bashku si çift. Adoleshenti “është shumë i afërt me Angelinën,” zbulon ekskluzivisht një mik i familjes për Us Weekly.
Sipas një burimi të dytë, edhe pse Pitt e adoptoi ligjërisht djalin në 2006 pasi ai dhe Jolie u dashuruan në xhirimet e filmit Mr. & Mrs. Smith në 2004, “Maddox nuk e sheh veten si djali i Brad Pitt.”
Pitt dyshohet se në fluturimin e vitit 2016, ishte shkaktar i hetimeve nga FBI dhe Departamenti i Fëmijëve dhe Shërbimeve Familjare në Los Angeles. Megjithëse aktori i Fury ishte pastruar nga çdo akuzë, atij iu desh të punonte shumë me veten – duke përfshirë pjesëmarrjen në seanca terapie, duke marrë pjesë në Alkoolistë Anonim dhe duke iu nënshtruar testimit të drogës dhe alkoolit – në mënyrë që të provonte aftësinë e tij si baba, ndërsa Jolie kishte kujdestarinë fizike të fëmijëve.
Burimi: Usweekly.com