Portali dedikuar 100% festivalit europian të këngës, Wiwiblogs është marrë me parakalimin e delegacioneve në tapetin e kuq.
Nga sondazhet dhe analistët e tyre ata kanë radhitur Shqipërinë në vendin e parë, për kalimin në tapetin e ceremonisë hapëse.
Fustani që ka krijuar Valdrin Sahiti për Elhaida Danin është vlerësuar shumë duke u cilësuar si veshja më e mirë në Eurovision./Prive.al