S’kishim si të prisnim diçka më ndryshe! Rihanna mahnit me veshje në festivalin e Barbados

By

Ekzistojnë tre gjëra që janë të sigurta në jetë: vdekja, taksat dhe aftësia e Rihanna-s për tu dukur e mahnitshme për çdo rast!

Ajo është bërë mbretëresha e pakontestuar e Met Gala dhe gruaja e parë që krijoi një markë në shtëpinë luksoze LVMH, i kujtoi të gjithëve se ajo është mbretëresha e stilit ku u shfaq në festivalin e përvitshëm Crop Over, në vendlindjen e saj në Barbados.

Ajo shijoi paradën e Crop Over 2019, së bashku me kryeministrin e Barbados. Rihanna u pa me një mini fustan ngjyrë rozë të ndezur të mbuluar me pendla voluminoze ngjyrë rozë. Ajo çiftoi këtë pamje të lezetshme me gërsheta bantu në flokët e saj, taka rozë të zbukuruara, syze dielli të zbukuruara dhe grim joshës jeshile, të theksuara më gurë, që vinin në pah sytë e saj të veçantë.

Si një aksesor i fundit, ajo mbante në dorë një mango, një aksesor i shijshëm që sinqerisht, shkon mirë me çdo veshje!

 

Artikuj të ngjashëm