FACEBOOK po ndryshon emrat e dy aplikacioneve më të njohura të tij: WhatsApp dhe Instagram.
Aplikacionet do të riemërtohen së shpejti në WhatsApp from Facebook dhe Instagram from Facebook – ndryshimi i parë i emrit për të dy aplikacionet.
Është një shenjë e qartë që Facebook po përpiqet të marrë një kontroll më të madh të aplikacioneve sociale.
Facebook e bleu Instagramin në vitin 2012, dhe u pasua me një blerje të WhatsApp në 2014.
Ekipet që fshihen pas Instagramit dhe WhatsApp zakonisht kanë operuar veçmas nga Facebook – por shefi bilioner Mark Zuckerberg thuhet se po përpiqet të vendosë vulën e tij në të dyja aplikacionet.
Teksti “from Facebook” do të shfaqet në Apple App Store dhe Google Play Store.
Dhe gjithashtu do të shfaqet brenda aplikacionit.
Sidoqoftë, teksti nën aplikacionet në ekranin fillestar nuk do të ndryshojë, sepse do të zërë shumë hapësirë.
Në një deklaratë, Facebook tha: “Ne duam të jemi më të qartë për produktet dhe shërbimet që janë pjesë e Facebook”.
Ndryshimet po bëhen tani, por mund të mos i shihni menjëherë.
Kjo nuk është mënyra e vetme që Facebook po shtrëngon kontrollin e saj në WhatsApp dhe Instagram.
Në fillim të këtij viti, u zbulua se Facebook do të bashkonte pjesën e mesazheve të aplikacionit të tij Messenger me WhatsApp dhe Instagram.
Projekti besohet se përfshin “mijëra punonjës të Facebook” që punojnë për bashkimin e aplikacioneve së bashku.
Facebook Messenger, whatsApp dhe Instagram, do të ekzistojnë akoma si aplikacione të pavarura megjithatë – por shërbimet e tyre të mesazheve do të bëhen një sistem i unifikuar.
Burimi: Thesun.co.uk