Nuk ka ndodhur rrallë që të famshmet, qoftë shqiptare e qoftë ato me famë ndërkombëtare, kanë zgjedhur t’i veshin gjërat e njëjta.
Kjo gjë i ndodhi edhe modeles shqiptare Arbenita Ismajlit, e cila modelon për kompani të ndryshme veshjesh të cilat kryesisht shiten online.
Ismajli ka veshur fustanin e njëjtë që ka edhe Kylie Jenner, ndërsa modelja shqiptare shpesh është parë me modelet e njëjta që vishen motrat Kardashian e Jenner.
Ky fustan që ekspozon linjat e trupit, është veshur nga të dyja vajzat, por kujt po i rri më mirë?