Gashi ka një pyetje për fansat pak para se të vijë në Kosovë

By

Me siguri tashmë i keni lexuar të gjithë emrat që do të performojnë në festivalin tradicional “Sunny Hill”.

Njëri prej të famshëmve është Gashi – reperi shqiptar me famë ndërkombëtare, i cili do të jetë i pranishëm në këtë festival që do të nisë për pak ditë.

Ai pati një pyetje për të gjithë adhuruesit e muzikës së tij dy ditë para se të vijë në Kosovë.

“Në Kosovë pas dy ditësh. Cilën këngë duhet ta këndoj?”, ka shkruar Gashi teksa ka publikuar një fotografi në Instagram.

Komentoni tek reperi dhe tregoni atij cila këngë e tij ju pëlqen më së shumti./Prive.al

Artikuj të ngjashëm