Gjithçka në rregull me shëndetin e Ramë Lahajt, tenori kosovar konfirmon edhe njëherë koncertin  

By

Një zë i madh i rritur në një fshat të Istogut, megjithatë prapa vetes mbanë një histori inspiruese dhe një rrëfim të paimagjinueshëm.

Tenori Ramë Lahaj e nisi karrierën në muzikën klasike vonë, por ai është mishërimi i asaj që “kurrë s’është vonë të ndiqen ëndrrat”. Lahaj ishte njëri ndër fituesit e çmimit OPERALIA, një çmim ky tepër prestigjioz pët këngëtarët e këtij zhanri.

Kosovari me zërin e bukur, u bë pjesë e operave më të njohura botërore, si ajo e Sydney në Australi e në Paris, duke u miqësuar edhe me njërin ndër ikonat e këtij zhanri muzikor, Plácido Domingo.

Kohë më parë, vitin e kaluar në Nd’rrimin e Natës me Alaudin Hamitin, Lahaj ka treguar se si kur ishte student i Fakultetit të Arteve në Tiranë, e kishte deklaruar se një ditë do këndonte me mjeshtrin e madh, megjithatë u pa me sy dyshues.

“Të dashur bashkatdhetarë, me kënaqësinë më të veçantë ju njoftoi se me datën 1 Gusht 2019, në orën 20:30, në Sheshin Skënderbeu në Prishtinë, do të mbajnë koncertin Rame Lahaj & Friends. Ju ftoj të gjithëve, ju adhurues të muzikës serioze, por po ashtu edhe ju që keni qejf ta përjetoni si përvojën e parë, të vini ta shijojmë të gjithë së bashku. Koncerti do te jete i hapur per te gjithë!“ – ka shkruar tenori në njoftimin e tij për koncertin në kryeqytet

Mirëpo pati gjasa që koncerti i Lahajt të has në një pengesë.

Tenori me famë botërore, po vuan nga një virus fyti, gjë që mund t’i sjellë probleme gjatë interpretimit, megjithatë ai po trajtohet dhe po mundohet ta tejkalojë këtë situatë meqë vetëm edhe pak ditë kanë mbetur nga koncerti.

“Të dashur miq, këto ditë jam prekur nga një infeksion akut të fytit. Gjendja aktuale nuk është aspak e mirë por me shpresën dhe ndihmën e specialistit shpresoj gjithçka të jetë në rregull deri më 1 gusht. Javë të mbarë për të gjithë ju!”, shkruante ditë më parë ai në profilin e tij në Instagram.

Mirëpo i kontaktuar nga Prive, tenori ka thënë se nuk do të ketë asnjë problem me performancën e tij në koncert dhe se gjithçka është në rregull, meqë edhe me shëndet qëndron mirë.

RAMË, PRISHTINA PO TË PRET!

Artikuj të ngjashëm