Noizy bëhet ‘bashkë’ me kunatën e rivalit të përbetuar

By

Kombinimet e artistëve në koncertet e verës po rezultojnë goxha interesante këtë sezon.

Mund të mos i ketë shkuar mendja askujt por Noizy është ‘detyruar’ të bëhet bashkë me kunatën e rivalit të tij më të ashpër ndër vite.

Fjala është për Luanën e cila ka performuar mbrëmë në Gjakovë në po të njejtën mbrëmje me liderin e OTR i cili e ka ndarë edhe posterin e plotë teksa prezantuesja e shndërruar në këngëtare ka preferuar të mos e postojë fotografinë e Noizyt. Dyshja normalisht kanë performuar në skenë ndarazi dhe as në prapaskena nuk kanë shfaqur shenja të kontaktit.

Reperi që prej largimit të Encës nga OTR në vazhdimësi përflitet për vajza të tjera që i gjen si zevëndësim mirëpo deri sot, asnjëra prej tyre nuk ka arritur të debutojë meprojekt përkundër tentativave. /Prive.al

Artikuj të ngjashëm