Ky ndryshim që pritet të bëjë Instagram mund të mos ju pëlqejë AS EDHE PAK

By

Krijuesit e aplikacionit Instagram, po eksperimentojnë me një ndryshim të madh.

Ky rrjet social që ka në esencë shpërndarjen e fotografive, ka lajmëruar të Mërkurën se përdoruesit e disa shteteve të caktuara, nuk do të shohin apo t’i numërojnë pëlqimet që marrin në foto e video!

“Për momentin po bëjmë një test që fsheh numrin total të pëlqimeve dhe shikuesit e videove për disa njerëz në këto shtete: Australi, Brazil, Kanada, Irlandë, Itali, Japoni dhe Zelandë të Re”, ka shkruar Instagram në Twitter.

“Duam që miqtë tanë të fokusohen në fotografitë dhe videot që ju publikoni dhe jo se sa pëlqime marrin. Mirëpo, ju ende mund të shihni si përdorues se sa pëlqime keni marrë duke klikuar në listën e njerëzve që kanë bërë like, por prapë, miqtë tuaj s’do të mund ta shohin se sa pëlqime ka marrë postimi juaj”, kanë thënë nga Instagram.

Çfarë mendoni për këtë ndryshim të propozuar?

Artikuj të ngjashëm