Ditëve të fundit është bërë viral një aplikacion që mund t’ju tregojë pak a shumë se si do të dukeni kur të jeni plakur.
Rrjetet sociale janë vërshuar nga fotografitë dhe kësaj nuk i ikën as të famshmit tanë.
Në mesin e shumë prej tyre ishte edhe Alban Skenderaj i cili e postoi fotografinë në Instagram dhe pati një pyetje për të gjithë ndjekësit e tij.
“A do me doni njesoj edhe kur te jem 75?”, ka shkruar ai.
Komentet ishin pozitive pasi shumë prej komentuesve thanë po dhe se nuk ka rëndësi pamja.
Nëse nuk e dini, Albani dhe Miriami janë sërish në pritje të ëmbël por ende nuk e kanë zbuluar gjininë e fëmijës./Prive.al