Ekskluzive: I dinim të ndarë prej vitesh por Bleona dhe Ganiu paskan…

By

Romanca e tyre ishte prej më të komentuarave për vite rresht ndër artistët shqiptarë.

Po aq, ishte edhe ndarja e bërë në një rast të pashembullt mirëkuptimi dhe mbajtjes së raporteve solide.

Fjala është për Bleonën dhe Gani Bardhën të cilët vite më parë i dhanë fund martesës së tyre. Të paktën këtë gjë dinim pasiqë historia paska pasur detaje të tjera të cilat janë zbuluar tek tani.

Çifti, në regjistrat shqiptarë duket të kenë figuruar të martuar deri këtë muaj, përkundër procedurave të divorcit në Amerikë të zhvilluara në vitin 2011.

Ky detaj befasues është kuptuar nga aktvendim i Gjykatës së Apelit në Tiranë të cilin e ka siguar ekskluzivisht Prive.al e ku Gani Bardha ka kërkuar njohjen dhe dhënien në fuqi ligjore për zbatim të vendimit të vitit 2011 nga Gjykata e huaj në Michigan për divorcin e çiftit.

Pas shqyrtimit të kërkesës së parashtruar nga zt. Bardha, paneli i gjyqtarëve kanë marrë aktvendimin në të cilin njohin në fuqi për territorin e Shqipërisë divorcin e çiftit, tetë vite pasi ai ishte kryer në SHBA.

Me këtë potez, duket që përfundimisht të mos ketë mbetur asnjë gjurmë e martesës së dyshes së njohur të cilët mbase nga punët respektive e kanë lënë në harresë një detaj të tillë kaq të rëndësishëm në aspektin ligjor. Duket se paraja, si faktori kryesor që hyn në mes përgjatë divorceve nuk rezulton prioritet për ish-çiftin sepse ata në kuptimin e plotë të fjalës paskan harruar të ndahen me letra. /Prive.al

Artikuj të ngjashëm