Kanita e rrëfen – ka qenë në lidhje apo jo? (VIDEO)

By

Para gjashtë vitesh, ajo la gojëhapur jurinë e “X Factor Albania”, duke dashur me çdo kusht ta provojë këtë garë, përkundër moshës së vogël. Kanita ishte vetëm 10 vjeçare kur u fut në konkurrencë me të rriturit në sezonin e dytë të spektaklit.

Kanita Suma shqiptarja nga Shkupi, e cila kishte arritur deri në gjysmë-finalen e “X Factor Albania 2”, duke kënduar nga java në javë këngë live. Ajo nuk mungoi edhe aspektin e prurjeve muzikore, teksa për vite më radhë publikoi disa projekte solo.

Këtë javë ajo u bë protagoniste e intervistës “60-të sekonda” në Prive, duke rrëfyer nëse ka qenë në lidhje e s’e ka ditur askush!

“Po nuk do ta dijë askush tashti! Jo, jo”, ka thënë me të qeshur këngëtarja, duke lënë të nënkuptohet se ka qenë në lidhje dashurie, por nuk ka treguar asnjëherë…

Mirëpo jo vetëm jeta artistike por edhe ajo e personale duket se ka tërhequr vëmendjen e publikut.  Ishin fotot e realizuara në Francë që do të nxjrrin hapur lidhjen e saj me reperin S4MM. Por të dy ata kanë zgjedhur të mos reagojnë për lajmet që po qarkullojn nëpër mediat online.

Artikuj të ngjashëm