Brenda shtëpisë së Granit Xhakës në Londër – ka dhe fushë tenisi!

By

Granit Xhaka dhe bashkëshortja e tij Leonita Lekaj, tashmë jetojnë në Londër meqë Xhaka luan për Arsenalin e Britanisë së Madhe, dhe atje kanë një shtëpi për merak!

Çifti i famshëm që po presin edhe një fëmijë bashkë, kanë ftuar në konakun e tyre, Taulant Xhakën, me të fejuarën e tij Arbnorën.

Që të katërt kanë kaluar një ditë së bashku, ndërsa Leonita përmes fotografive ka treguar copëza nga shtëpia e tyre.

Nga mëngjesi i shtruar për këta të katërt, e deri tek një drekë me barbeque në oborrin e shtëpisë, Leonita i ka dokumentuar në Instagram.

Çifti Xhaka, në shtëpinë e tyre, kanë një oborr të madh, përfshirë një fushë të bukur tenisi! /Prive.al

Artikuj të ngjashëm