Hailey Baldwin po fokusohet në shëndetin mendor të Justin Bieber

By

Çifti u martuan në gjykatë vjeshtën e kaluar por pa dasmë.

Justin Bieber dhe gruaja e tij Hailey Baldwin dëshirojnë që të kenë një celebrim të madh të bashkimit të tyre, por kjo do të ndodhë kur dyshja të jenë gati sepse prioriteti i Hailey është shëndeti mendor i burrit të saj.

Një burim afër çiftit tha “Hailey e mbështet vazhdimisht. Ata do të bëjnë dasmë kur të jenë gati sepse gjëja më e rëndësishme për ta është shëndeti mendor i Justin.”

Ylli i popit i cili ka mbi 219 milionë ndjekës në Instagram dhe Twitter po trajtohet për depresion që nga shkurti i këtij viti.

“Duket se trajtimi i ka ndihmuar shumë. I ka ndryshuar mënyrën se si mendon. Ai është i fokusuar më shumë që ta marrë me qetësi çdo gjë. Nëse mendon shumë ai stresohet tej mase dhe ndihet nën presion.” thanë burimet afër çiftit.

Mirëpo këngëtari kanadez vazhdon të jetë aktiv në Instagram duke ndarë me fansat progresin e tij. Nuk e ka anashkaluar as sferën e muzikës duke publikuar një bashkëpunim më Ed Sheeran “I don’t care” e cila ka marrë vëmendje të madhe.

 

 

Artikuj të ngjashëm