Dy shqiptarë në krye të top-listës britanike

By

Dua Lipa dhe Rita Ora në krye të top listave britanike më nuk përbëjnë lajm. Tash e disa vite, me këngët e tyre të shndërruara në hite, vajzat tona na bëjnë krenarë me sukseset e njëpasnjëshme.

Mirëpo, besoni ose jo, së fundmi, lista nuk limitohet në vetëm këto dy artiste.

Është nje tjetër emër që nga Kosova ka arritur të depërtojë duke korrur sukses të jashtëzakonshëm.

Fjala është për DJ Regard i cili me ‘Ride it’ renditet i treti në chart-in britanik këtë javë, vetëm një vend pas Duas me single-in e ri, ‘Don’t start now’.

Me këtë rast, dy shqiptarë kanë arritur të jenë në TOP 3 këngët më të dëgjuara të javës në Britani të Madhe, diçka që vetëm pak vite më parë mund të tingëllonte tërësisht e paimagjinueshme. /Prive.al

Artikuj të ngjashëm