Frizura e Fjolla Morinës, u realizua nga ky Yll botëror në Met Gala

By

Fjolla Morina ka provuar të gjitha, nga “look-et” provokative, jokonvencionale deri te ato artistike. Shumë nga ne edhe jemi frymëzuar nga veshjet e saja, e kësaj radhe si duket edhe supermodelja e Victoria’s Secret Candice Swanepoel.

Në eventin glamuroz Met Gala 2019, Candice paraqitet me një fustan të kaltër dizajnuar nga Prabal Gurung. Modeli i flokëve të saj ishtë shumë i ngjajshëm me atë të Fjolla Morinës. Ishte këngëtarja Fjolla Morina ajo e cila në Instagramin e saj postoi një foto ku krahason modelin e flokëve të saj me atë të supermodeles Candice.

Në postim shkruan “Faleminderit që kopjoni idetë e mia por realizimi nuk është bërë 100% por ju duhet punë për të arritur atë rezultat”.

Fjolla Morina shfaqet me këtë model flokësh në klipin e këngës saj të re “Si ta pranoj” në bashkëpunim me Valon Bytyqin. Klipi është postuar disa ditë para eventit të Met Gala. /prive.al

Artikuj të ngjashëm