Me datë 31 Maj mbahet finalja e festivalit të muzikës moderne shqiptare ‘Top Fest’.
Në këtë event po marrin pjesë edhe reperët Ledri Vula, Lumi B në bashkëpunim me Ermalin.
Kënga ‘Shko’ është favorite për vendin e parë, meqë data po afrohet Ledri po përgatitet për veshjen që do ketë në finale.
Garderoba e tij do të ketë markë vendore përkatësisht atë të Valdrin Sahitit që po punon në veshjen e Vulës.
Po ashtu, Prive mëson se në shtator Ledri do të sjell një tjetër projekt por jo në duet.
Ai ka përfunduar këngën e tij të re si solo artist por që do të publikohet gjatë muajit shtator me videoklip, e ndërsa në muajt e nxehtë vjen në duet me Erën./Prive.al