Nuk do ta besoni cila është skena e preferuar e Kit Harington në ‘Game of Thrones’

By

Pjesa e preferuar e Kit Harington në “Game of Thrones”, mund të surprizojë disa njerëz, përfshirë këtu edhe gruan e tij Rose Leslie, sepse është skena e vdekjes së saj.

Aktori 32 vjeçar zbuloi se skena e tij e preferuar me Rose ishte kur ajo i vdiq në krahë.

“Më pëlqente vdekja e saj. E di, kjo tingëllon çuditshëm. Ishte hera e parë që u përdor ‘sloëmotion’ (xhirim i ngadalësuar) në Game of Thrones dhe mendoj se ishte një moment i mrekullueshëm”, tha ai për People.

Rose dhe Kit u martuan në qershor të vitit 2018 pas takimit në vitin 2012, ndërsa po filmonin “Game of Thrones”.

Artikuj të ngjashëm