E pabesueshme – marka e njohur Marc Jackobs huazon plisin shqiptar për koleksionin e ri

By

Veshjet kombëtare shqiptare, jo rrallë herë kanë qenë të përdorura nga marka të njohura botërore si detaje të koleksioneve të tyre.

E mbani mend kur veshjet të cilat mbanin simbolin shqiptar – shqiponjën dykrenore, u bënë të famshme në Brazil?

Këto rroba kishin filluar të pëlqeheshin edhe nga personalitetet e njohura në atë vend, ashtu që ish-sulmuesi i Milanit, Alexandro Pato, i cili kishte publikuar në Instagram një fotografi ku luante me qentë, ndërsa ka të veshur një bluzë të bardhë me shqiponjën në gjoks.

Edhe marka prestigjioze zvicerane e orëve, CVSTOS, kishte prodhuar orën me simbolin shqiptar, atë të shqiponjës dykrenore.

Prestigjiozja zvicerane orë me shqiponjën dykrenore

Në anën tjetër edhe brendi i njohur amerikan i veshjeve Marc Jackobs ka zbuluar koleksionin e ri të veshjeve ndërsa në njërën nga veshjet, si aksesor e ka shtuar plisin që është qeleshe tradicionale shqiptare dhe pjesë e çdo veshjeje kombëtare të burrave. /Prive.al

Artikuj të ngjashëm