Detaje nga koncerti i Rona Nishliut (VIDEO)

By

Të gjithë ju që jeni adhurues të muzikës së Rona Nishliut, më 24 prill keni mundësi ta dëgjoni nga afër.

Në këtë datë, këngëtarja ka vendosur që të mbajë një koncert të saj që quhet “Mindil”.

Vendi ku do të mbahet koncerti është Kino Armata në Prishtinë dhe nis nga ora 20:00.

Nëse nuk e keni parë deri tani, Rona ka publikuar këngën “Mallëngjimi” dhe ka paralajmëruar shumë të tjera në kuadër të “Mindilit”.

Mos harroni, më 24 mars ju pret Rona në Armata për t’ju argëtuar me muzikën e saj./Prive.al

Artikuj të ngjashëm