Këngëtarja e famshme shqiptare Dhurata Dora, pritet të depërtojë edhe në tregun ndërkombëtar.
Kjo pasi ajo ka siguruar nëj bashkëpunim me reperin francez Abderraouf Derradji, i njohur si Sool King.
Lajmi është bërë i ditur nga vet Dhurata e edhe nga studio kosovare Redbox, ku edhe është prodhuar kënga e tyre e re.
Reperi me të cilin po bashkëpunon Dora, është me prejardhje algjeriane ndërsa gjuhën e tij ai gjithmomë e inkorporon në tekstet e veta, derisa në Francë është ndër më të njohurit e zhanrit Hip-hop. /Prive.al