George Clooney ka bërë thirrje për bojkotim të nëntë hoteleve në Amerikë dhe Evropë që kanë lidhje me Sulltanin e Brunei, i cili gjatë muajit te ardhshëm do të zbatojë ligjet kriminale për të ndëshkuar seksin e homoseksualëve duke i goditur me gurë deri në vdekje.
Aktori i Hollywood-it shkroi të enjten në Deadline Hollywood: “A do t’i ndihmojmë vërtetë që ta financojnë vrasjen e qytetarëve të pafajshëm?”.
Ai sqaroi se “nuk mund t’i turpërosh regjimet vrasëse, por mund t’i bojkotosh bankat, financat dhe institucionet që bëjnë biznes me ta”.
Sulltan Hassanal Bolkiah e drejton monarkinë e e pasur të derivateve me me autoritet të plotë ekzekutiv, dhe hotelet janë në pronësi të Agjencisë së Investimeve Brunei.
Hotelet në fjalë janë Dorchester dhe Coworth Park në Britani të Madhe; Beverly Hills dhe Bel-Air në Los Angeles; Le Meurice dhe Plaza Athenee në Paris; Eden në Romë dhe Principe di Savoia në Milano.
Ligji i ri pritet të hyjë në fuqi më 3 prill.