Monika Cana, gruaja e ish Kapitenit të Kombëtares Shqiptare, Lorik Canës, ka aktivizuar seksionin e pyetjeve përgjigjeve në Instagramin e saj.
Ajo ka marrë me dhjetëra pyetje në gjuhën italiane për familjen dhe punën e saj si arkitekte, por edhe të tilla në gjuhën shqipe që pa dyshim do lidhen me martesën e saj me njërin nga djemtë më të pashëm shqiptarë.
Arkitektja italiane është pyetur nëse ndonjëherë, e kishte menduar veten si nuse shqiptare?
“Një nuse është njëjtë në të gjitha kombësitë”, ka shkruar Monika, duke e bërë të qartë që për të, s’ekzistojnë këto dallimet rreth kombit. /Prive.al