Dyshja e cilësuar si vullkanike: Noizy e Ledri publikojnë këngën (VIDEO)

By

Kanë lënë fansat e tyre në pritje që sa e sa ditë dhe tani ishte momenti që ata do publikonin këngën e tyre të re.

Reperët shqiptarë Rigels Rajku e Ledri Vula, kanë lansuar këngën e tyre më të re klipi i së cilës është realizuar në Berlin të Gjermanisë ditë më parë.

Ashtu siç edhe Prive kishte thënë, ata kanë skena të përbashkëta në biçikleta në këtë qytet gjigant të Europës qendrore, ku paraqiten si gangsterë dhe moskokëçarës karshi asgjëje.

Kënga quhet   ndërsa me këtë klip ata kanë provuar të paraqiten të “vërtetë”, pa ekzagjeruar e pa shpenzuar mijëra euro më të.

Teksti flet për paranë si gjithnjë ku këndon Noizy, e përveç kësaj edhe për suksesin, famën e femrat. /Prive.al

 

Artikuj të ngjashëm