Blero ishte protagonist sonte në Prive për të rrëfyer mbi duetin me këngëtaren Teuta Selimi.
Krahas detajeve për projektet e reja muzikore dhe gjërat tjera që ka në plan, Blero u pyet edhe për një thashethem që po qarkullon se ka regjistruar shkollën e mesme, vitin e fundit me korrespodencë në Kosovë së fundmi.
I pyetur nga Vlorijan Halili mbi këtë pjesë, ai mohoi raportimin duke deklaruar që shkollën e mesme e ka përfunduar në Suedi. /Prive.al