Lady Gaga ishte e ftuar në emisionin e “Jimmy Kimmel” ku ka folur dhe sqaruar njëherë e mirë historinë me Bradley Cooper.
Ajo i ka konsideruar mediat sociale si “tualetin e internetit” kur ka folur për këtë çështje.
“Ajo ishte gjithçka qe ne dëshironim të shihej. Ka të bëjë me një histori dashurie dhe punuam shumë për atë gjë. Unë e dija që ai e kishte vizionin sesi do te shkonin gjërat. Cooper ishte detaist dhe specifik me atë që donte të shfaqnim në skenë përpara audiencën”, tha ndër të tjera Lady Gaga.
Performanca e Lady Gaga’s dhe Bradley Cooper u komentua aq shumë pas kimisë së tyre gjë që bëri njerëzit të dyshojnë se mes tyre ka diçka.