Suksesi i radhës, Mozzik e Loredana performojnë krah emrave të famshëm ndërkombëtarë (FOTO)

By

Pas suksesit të madh me këngën “Romeo&Juliet” si dhe “Bonnie&Clyde”, Mozzik dhe Loredana janë bërë çifti më i njohur në shoëbizin shqiptar por edhe më tej.

Ata do të performojnë në një koncert të madh i cili do të zhvillohet në Lommel të Belgjikës.

Në të njëjtën skenë, do të jenë edhe emra të mëdhenj të muzikës ndërkombëtare si Cardi B, Nicky Jam, Maitre Gims, Future e Meek Mill.

Lajmi u bë i ditur nga të dy të cilët postuan fotografi në Instagram për t’i njoftuar të gjithë fansat e tyre.

“VestiVille” është një ndër koncertet më të mëdha në Europë.

Përveç muzikës, publiku ka mundësi të ndjekë edhe shfaqje të artit, modës, sportit por edhe të bëhet pjesë e lojërave të ndryshme.

Artikuj të ngjashëm